E Diel, 1 Nëntor 2026

U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi, shpëtohet familja me shtatë anëtarë

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Policia e Bulqizës iu shkoi në ndihmë shtatë qytetarëve të cilët ishin bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi.

Policia njoftoi se pas marrjes së njoftimit nga një shtetas, i cili kërkoi ndihmë pasi ai dhe 6 familjarë të tij kishin mbetur të bllokuar në rrjedhën e lumit Drini i Zi, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, si pasojë e rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit, organizuan menjëherë punën dhe shkuan në vendngjarje.

Sipas policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Emergjencave Civile të Prefekturës Dibër dhe ekipin e shërbimit zjarrfikës, u organizua operacioni i shpëtimit, gjatë të cilit shtatë qytetarët u nxorën nga rrjedha e ujit me gomone.

Të shtatë qytetarët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›