E Diel, 1 Nëntor 2026

U dëmtua aksidentalisht duke riparuar mjetin e tij, ndërron jetë 23-vjeçari në Librazhd

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Librazhd.

Mësohet se në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi 23-vjeç. Sipas policisë dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›