E Shtunë, 31 Tetor 2026

U dëmtua nga zjarri ende e pariparuar hekurudha Tiranë-Shkodër

TIRANë- Prej mëse një jave hekurudha e linjës Tiranë- Shkodër vazhdon të mbetet në të njëjtën gjendje, pas 2 zjarreve në gjatësi të ndryshme të saj, traversat kanë mbetur të dëmtuara, të djegura dhe të thyera, duke bërë edhe rrezik për kalimin e trenave.

Ndonëse traversat e reja prej betoni janë transportuar në anë të hekurudhës kanë kaluar ditë dhe ende askush nuk ka nisur punë për montimin e tyre, në mënyrë që linja të funksionojë normalisht pa asnjë rrezik.

Banorët e fshatrave përreth , të cilët janë edhe udhëtarët më të shpeshtë të kësaj linje hekurudhore, shprehen se nuk do të udhëtojnë me të, deri sa gjendja e traversave të ndryshojë.

Ditë më parë, rënia e dy zjarreve përgjatë hekurudhës dëmtoi traversat në rreth 800 metra të gjatësisë së saj, ndërsa nga drejtoria e hekurudhave u raportua se nuk kishte probleme me kalimin e trenave.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›