E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic: Serbia pyet BE për rezolutën rreth Kosovës

BEOGRAD- Serbia u shpreh e gatshme të diskutojë me vendet perëndimore dhe veçanërisht me Bashkimin Evropian për gjetjen e një kompromisi përsa i përket projektrezolutës mbi Kosovën depozituar në OKB nga Beogradi, deklaroi sot presidenti serb, Boris Tadic.

Në fund të muajit korrik, Serbia reagoi për publikimin nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (CIJ) të një vendimi ku theksohej se shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk dhunon të drejtën ndërkombëtare sipas një projektrezolute të OKB-së.

Projektrezoluta ngjalli kritika evropiane. Depozituar në fund të muajit korrik, projektrezoluta kërkonte diskutime të reja mes dy vendeve, por pa përmendur çështjen e statusit të Kosovës që Beogradi e konsideron gjithmonë si provincën e saj jugore.

''Përfaqësuesit serbë do të shkojnë në Bruksel ditët e ardhshme për të diskutuar mbi ndyshimet aktuale të projektrezolutës që do ta bëjnë të pranueshme për Serbinë dhe vendet perëndimore'', deklaroi Tadiç, cituar nga agjencia e lajmeve Tanjug. ''Mundësia për të arritur një kompromis mbi rezolutën që mbetet konform interesave kombëtarë të Serbisë, por e përshtatshme për fuqitë e mëdha do të diskutohet së shpejti në Bruksel dhe Uashington'', shtoi ai.

Ky njoftim u bë disa ditë pas paralajmërimit të ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle, i cili deklaroi në Beograd se Serbia nuk mund të mendojë për një anëtarësim në Bashkimin Evropian pa pasur një qendrim bashkëpunimi kundrejt Kosovës. Shpallja e pavarësisë së Kosovës është njohur nga 69 vende si SHBA-ja dhe 22 nga 27 shtete anëtare të BE-së.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›