E Hënë, 2 Nëntor 2026

U denoncua si i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSH-it, Daniel Shima paraqitet në Polici: U largova me dëshirë

Disa orë pas denoncimit në Polici nga familjarët për zhdukjen e të afërmit të tyre, ish-zv.drejtorit të AKSH-it Daniel Shima, ky i fundit është paraqitur në Komisariat ku ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth orës 02:00,  ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.“, njofton policia.

Burime për RTSH mësojnë gjithashtu se Shima ka deklaruar para uniformave blu se për shkak të një konflikti që ka pasur me të dashurën e tij, është larguar në jug të vendit.

Ai u paraqit në Komisariat pak orë pas denoncimit për zhdukjen e tij nga familjarët.

Këta të fundit bënë me dije një ditë më parë se u alarmuan nga një mesazh që u mbërriti në telefon nga Shima teksa shkruante “Po më arrestojnë!”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›