E Hënë, 2 Nëntor 2026

U ekzekutua me breshëri plumbash në 2021, kush është biznesmeni që i vendosën tritol në lokalin e tij në Vlorë

Lakali ku ndodhi shpërthimi me tritol në Vlorë ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt.

Birçaj u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit, rreth orës 13:00.

Birçaj ishte në makinë  me kushëririn dhe mikun e tij.

Pamje nga atentati i Birçaj

Kur mjeti BMW ka mbërritur në vendngjarje, menjëherë nga makina kanë dalë 2 persona, të maskuar dhe të armatosur. Ata kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të shoferit dhe më pas kanë nxituar të arratisen.

Në drejtim të automjetit u qëllua mbi 30 herë. Autorët u larguan, ndërsa Birçaj u dërgua në spital, ku humbi dhe jetën.

Në 2011 Birçaj ishte hetuar për një vrasje, por u la i lirë në atë kohë për mungesë provash. Një tjetër version për vrasjen e tij është edhe pista e prishjes se pazareve të drogës.

Pamje nga shpërthimi me tritol 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›