E Diel, 1 Nëntor 2026

U ekzekutua në derën e shtëpisë, viktima u qëllua me një plumb, detaje nga vrasja në Vorë

Edmond(Ali)Sula, 50 vjeçari ka qenë duke shkuar në banesën e tij në fshatin Bërxullë, Vorë,  kur është qëlluar për vdekje.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor Sula është qëlluar me një plumb dhe deri në këto momente dyshohet të jetë 1 autor i cili ende nuk është identifikuar.

Sula nuk rezulton person me precedent të mëparshmë.

Deri në këto momente ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›