U frikësua nga operacioni

Këngëtarja e grupit N-Dubz, Tulisa, është duke përdorur të gjitha mënyrat për ta shpëtuar karrierën e saj muzikore.
Ajo dje kishte pasur një intervenim të kirurgjisë për ta hequr një gungë
që e kishte në hundën e saj.
Ajo ketë operacion ka kryer ne spitalin e Londrës në Cromwell.
Ajo ishte e tmerruar për operacionin se mos do të ketë ndonjë pasojë në zërin e saj, por gjithçka ka shkuar mirë dhe është më se normale të jetë e frikësuar sepse nuk ka asgjë zbavitëse për të shkuar në një spital.
Ajo kishte shkruar menjëherë në faqen e saj në Twitter, duke treguar eksperiencën dhe frikën që kishte ndjerë gjatë operacionit .