E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fellaini nuk largohet

Mesfushori i Evertonit, Marouane Fellaini ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga klubi pas interesimit nga lideri i Premierligës, Chelsea.

Reprezentuesi belg ka shkëlqyer në Everton gjatë këtij sezoni pas transferimit nga Standard Liege në verën e vitit 2008. Mirëpo, ai ka theksuar se nuk planifikon të largohet nga klubi.

“Jam shumë i lumtur në Everton. Kam edhe tre vjet në kontratë dhe gjithçka është duke shkuar mirë. Jam i përqendruar të jap maksimumin për klubin” deklaroi ai për Sy Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›