U futën në shpellë për të rregulluar tubacionin e ujit në Bulqizë, asfiksohen dy persona

Dy persona janë asfiskuar brenda një shpelle në malin e Klenjës në Bulqizë ku kishin hyrë për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshmë që ishte prishur për shkak të ngricave.
A.T., dhe N.T., gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.
Të dy janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.
/rtsh.al/