E Enjte, 5 Nëntor 2026

U gjet e vdekur në oborrin e banesës/ 31-vjeçarja dyshohet se u vra për gjakmarrje, vëllai i saj i dënuar me burgim të përjetshëm

31-vjeçarja Etleva Kurti u gjet e vdekur në oborrin e banesës së saj.

Policia njoftoi se ajo ishte vrarë me armë zjarri, por pa dhënë më tepër detaje.

Paraprakisht mësohet se e reja të jetë ekzekutuar për gjakmarrje.

Etleva është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit në një market në vitin 2018.

Kjo është pista që po verifikon për momentin policia por nuk përjashton as konfliktet e tjera që vëllai i 31 vjeçares ka pasur më herët edhe me persona të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›