E Diel, 1 Nëntor 2026

U helmuan në dasëm, humbin jetën 2 femra

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mamurras ku dy femra kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë, si pasojë e një helmimi.

Prena Gega, 45-vjeçe dhe Drenusha Prendi, 40-vjeçe kanë humbur jetën.  Ndërkohë që në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak këtu në Tiranë është një 21- vjeçare.

Shkak për vdekjen e tyre dyshohet se është bërë ushqimi që kanë konsumuar në një dasëm një ditë më parë. Megjithatë, policia po heton restorantin ku viktimat kanë marrë pjesë në dasëm që ndodhet në Bushnesh. Pas ekspertizës mjeko- ligjore mund të japë më tepër detaje lidhur me shkaqet e vdekjes së dy femrave.

Raportohet se nuk ka patur të helmuar të tjerë gjatë ceremonisë së dasmës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›