E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U hoqën si përfaqësues të një zyrtari shtetëror për t’i marrë 70 mijë euro biznesmenit në Tiranë/ Arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

Një grup personash nga Elbasani dhe Vlora kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen në Tiranë.

Ata janë prezantuar si përfaqësues të një zyrtari të lartë të shtetit, duke u përpjekur t’i merrnin  70 mijë euro.

Pas hetimit të këtij rasti policia ka arrestuar 4 autorët: Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj dhe Mikel Panxhi. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy të tjerë: Florian Gjergji dhe Xhensil Qefa.

40-vjeçari Florian Gjergji, i cili dyshohet se ndodhet në gjermani, besohet të jetë koka e grupit të mashtruesve, i akuzuar edhe më pare për të njëjtën vepër penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›