U injektua edhe në Shqipëri/ Rusët manipuluan rezultatet e vaksinës së tyre anti-Covid
Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...
18:52
U injektua edhe në Shqipëri/ Rusët manipuluan rezultatet e vaksinës së tyre anti-Covid
Lapsi.al21 June 2022
Rusia duket se ka falsifikuar rezultatet e provave të vaksinës së saj kundër Covid. Një sasi e “Sputnik V” u injektua edhe në Shqipëri vitin e kaluar.
Është një ekip studiuesish në Australi dhe Singapor, të cilët analizuan studimin origjinal dhe kanë zbuluar se Kremlini ka sajuar të dhënat e efikasitetit të vaksinës.
Shkencëtarët rusë pohuan se vaksina “Sputnik V” prodhoi rezultate pothuajse identike në 5 grupmosha të ndryshme kur testimi u publikua vitin e kaluar.
Kjo ngjalli reagime mes ekspertëve për të cilët rezultatet ishin “shumë të mira për të qenë të vërteta”.
Tani studiuesit e kanë kryer provën përmes një modeli me 50 mijë persona. Ata zbuluan se mundësia për të pasur të njëjtin efikasitet në 5 grupmosha të ndryshme ishte vetëm 0.02%.
Vaksina “Sputnik V” u përfshi në polemika që kur Rusia njoftoi miratimin e saj në 2020. Dr. Kyle Sheldrick nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor i cili udhëhoqi analizat tha për MailOnline: "Ka shenja dhe shumë arsye për të menduar, se dikush mund të ketë manipuluar këto të dhëna pas përfundimit të studimit."
Qindra miliona njerëz mendohet se janë vaksinuar me Sputnik në mbarë botën përfshirë edhe Shqipërinë. Rreth 70 vende bënë porosi me vlerë deri në 7 miliardë paund përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Sputnik që bazohet në të njëjtën teknologji adenovirus si AstraZeneca u vlerësua si 92% efektive në parandalimin e infeksionit simptomatik Covid. Kjo ishte e krahasueshme me vaksinat Moderna (94%) dhe Pfizer (95%) dhe dukshëm më e lartë se vaksina Astra Zeneca (75%).
Sheldrick dhe ekipi i tij analizuan provat klinike të fazës së tretë të të gjitha vaksinave të miratuara për Covid në Australi: Pfizer, Moderna, Astra Zeneca, Johnson & Johnson dhe Sputnik V.
Sipas studimit, vaksina ruse kishte një efikasitet prej 90% për moshat nga 18 në 30 vjeç, por më pas binte poshtë 75%.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur rreth frazës që u raportua në media se Edi Rama ka thënë në samitin e Ohrit se “do ta rrëzojë Albin Kurtin nga pushteti b...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka treguar në emisionin Pressing në T7 se çfarë ka biseduar për “Ballkanin e Hapur” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe...
Gio Basha, është reperi me origjinë shqiptare në SHBA, i cili është gjobitur me 10 milionë dollarë nga SEC (komisioni i letrave me vlerë dhe këmbimit) dhe kjo n...
Tifozët që kanë ndërmend të kalojnë ndonjë natë “pikante” në Botërorin e Katarit 2022 mund të përballen me burg. Marrëdhëniet jashtëmartesore mund të çojnë n...
Rusia është zotuar se do të hakmerret kundër Lituanisë me masa që “do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën e këtij vendi” pasi ai bllokoi mallrat e s...
Kryeministri Edi Rama është nisur pasditen e së martës në një udhëtim drejt Francës. Në fotot e publikuara nga gazeta Panorama, Rama shihet me të birin Zaho ...
Duke nisur nga dita e mërkurë temperaturat në vendin tonë do të fillojnë të rriten. Sipas sinoptikanëve temperaturat do të fillojnë të rriten me 3 gradë. Rri...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një familje shqiptare që jeton në Greqi. Mediat helene shkruajnë se shkak i sherrit mes babait dhe dy vajzave të tij ja...
Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 219 raste pozitive me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 805...
Ish-zv.presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence do të vizitojë Tiranën të enjten. Mësohet se Pence do të takohet me krerët më të lartë të ...
Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur
Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.
Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.
Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë
Gjithçka e lehtë për Real Madrid, që në javën e njëmbëdhjetë të La Liga triumfon me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Racing Santander, i likuiduar që në 45 minutat e para.