U kap brenda “shtëpisë së barit”, dënohet me burg shqiptari në Britani (EMRI)

Një shqiptar, i cili u kap brenda një fabrike kanabisi në Stoke-on-Trent, Angli është arrestuar.
Zenan Lleshi ishte “ushtar” me pagesë, i cili kujdesej për më shumë se 100 bimë kanabisi brenda shtëpisë së barit, bëjnë me dije mediat e huaja.
59-vjeçari tentoi të arratisej kur policia u fut me forcë brenda banesës, por përpjekja e tij dështoi.
Oficerët sekuestruan 110 bimë kanabis nga dy dhomat e gjumit. Lleshi është dënuar me 16 muaj burg dhe pas përfundimit të dënimit do të dëbohet nga Britania./vizionplus.tv