E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me armë, arrestohet 43-vjeçari në Durrës! E pësojnë edhe dy bashkëpunëtorët

Policia e Durrësit ka arrestuar një 43-vjeçar, i icli u kap në flagrancë me armë zjarri.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”.

Sipas policisë, u arrestua shtetasi Dritan Agasi, 43 vjeç banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 11, Durrës, iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit Artur Karamuça, 47 vjeç dhe Florenc Berberi, 43 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›