Zbardhet konflikti te Liqeni, Adrian Shabanaj goditi me pistoletë një person, shpallet në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur konfliktin që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në një lokal në afëris të Liqenit Artificial.
Në pranga kanë përfunduar 8 persona, ndërkohë në kërkim është shpallur Adrian Shabanaj.
Ky i fundit është afruar në një tavolinë ku kanë qenë të ulur 8 personat e tjerë. Njëri prej tyre nuk i ka dhënë dorën dhe kaq ka mjaftuar që mes tij dhe Shabanajt të ketë përplasje fizike.
Më pas Adrian Shabanaj ka marrë pistoletën në makinën e tij ku ka goditur me qytën e saj personin tjetër. Arma ka kryer shkrepje të pavullnetshme, e fatmirësisht plumbi nuk ka prekur asnjë person.
Adrian Shabanaj, ka qënë kryetar komune në Roskovec. Në vitin 2021 ai rezulton i arrestuar nga policia për plagosje pas një debati që kishte për parakalim të makinës.
Ndërkohë në vitin 2018 ka qënë i arrestuar edhe në Itali për drogë./vizionplus.tv