E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me armë dhe municion, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan katër armë zjarri, armë gjahu dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Si rezultat i operacionit “Kalibri”, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet R. M., 21 vjeç, banues në fshatin Trush.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan katër armë, konkretisht një armë automatike, një pushkë dhe dy armë gjahu, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Armët dhe municionet e sekuestruara janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›