U kap me drogë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.
I riu shqiptar është kapur me rreth një kilogram kokainë në furgonin me të cilin shkonte nga banesa, ku i ishte caktuar masa e arrestit në shtëpi, drejt vendit të punës.
Veç sasisë së drogës, 35-vjeçarit iu gjetën edhe 2 mijë euro në mjetin në të cilin udhëtonte.
Sipas mediave të huaja, droga mund të kishte arritur deri në vlerën e 100 mijë eurove nëse shitej me pakicë.