E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me kanabis që e shiste në qytet, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

Vihet në pranga një 34-vjeçar që shiste kanabis në qytetin e Bulqizës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 34 vjeç, banues në fshatin Dushaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në të cilin ndodhej ky shtetas, dhe më pas gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shitje. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shiste në qytetin e Bulqizës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›