E Diel, 1 Nëntor 2026

“Metamorfoza”, GJKKO dënon me rreth 38 vite burg 5 të pandehur, shtyhet vendimi për 2 të tjerë

GJKKO ka dhënë vendimin për “krimet e lehta” të dosjes “Metamorfoza”, pas zbardhjes se komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar “SKY ECC”.

Pëllumb Gjoka– vendimi do jepet më 2 dhjetor pasi avokatët e tij nuk kanë bërë mbrojtjen

Edmond Preka– 10 vite burg, me gjykim shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë

Behar Brajovic (Bajri)– 13 vite burg, me gjykim shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë

Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 me gjykim të shkurtuar, burg i sigurisë së lartë

Ardit Hasanbegaj– vendimi do jepet më 2 dhjetor pasi avokatët e tij nuk ka bere mbrojtjen

Xhevair Lita– 5 vite burgim, me gjykim shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje e masës “arrest në burg”, lirim i menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin

Oltian Bistri–  shpallet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, fajtor për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, dënohet me 2 vite. Shuarje e masës “arrest me burg” dhe lirim të menjëhershëm.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka qëndroi 4 orë në dhomë këshillimi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›