E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap në ‘Unazë të Madhe’, po transportonte drogë/ Arrestohet nga policia 42-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”. Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pas aksionit të realizuar kundër veprimtarive kriminale.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak..

42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›