E Diel, 1 Nëntor 2026

Municion për Ukrainën, BE do të zgjerojë prodhimin

Municion për Ukrainën, BE do të zgjerojë prodhimin

BE planifikon të zgjerojë prodhimin e municioneve deri në një 1 milionë sasi për të ndihmuar Ukrainën. Prodhuesit e armëve do të marrin për këtë deri në 1 miliardë euro.

Në muajt e fundit është raportuar shpesh, se Ukrainës po i mbaron municioni në luftë kundër agresorit rus. Tani BE ka paraqitur një plan, i cili parashikon zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve përtej 12 muajve të ardhshëm. "Industria europiane e mbrojtjes duhet të mendohet si të kalojë në prodhimin e ekonomisë së luftës", është shprehur Thierry Breton, komisioner i BE për industrinë e mbrojtjes dhe tregun e brendshëm në Bruksel. Bëhet fjalë për zgjerimin e prodhimit aktual, modernizimin e prodhimit e ngritjen e fabrikave të reja të prodhimit, ka thënë funksionari i lartë i BE.

Koncernet europiane të armatimit, sipas planit të ri të BE do të marrin deri në 500 milionë euro nga buxheti i përbashkët i unionit. Disa projekte të tjera do duhet të bashkëfinancohen nga vendet anëtare, e për to do të jenë në dispozicion edhe 500 milionë euro të tjera. "Mendoj, se në 12 muajt e ardhshëm do të mund të zgjerojmë kapacitetet e prodhimit në Europë me mbështetjen përkatëse deri në 1 milionë sasi municioni", tha Breton pa përmendur, se sa i lartë është prodhimi aktual. Ky është sekret i ruajtur i mirë. Komisioneri i BE shpreson që propozimi të miratohet deri në qershor. Iniciativa e re e shtrirë për dy vjet do t'u mundësojë vendeve anëtare të marrin para nga fondi miliardësh i BE i rindërtimit pas Coronës.

BE nis një udhë të re

Që nga sulmi rus kundër Ukrainës, BE-së i është dashur të thyejë shumë tabu. Europa u krijua si projekt paqeje pas tmerrit të Luftës së Dytë Botërore, si pasojë përdorimi i përbashkët i armatimeve për rajone në luftë ishte i ndaluar. Por shpërthimi i luftës në Ukrainë, para derës së BE dhe vendimi për të mbështetur Kievin në luftë kundër Moskës solli ndryshimin: U krijua një mekanizëm i re financimi për mbështetje masive ushtarake, jashtë buxhetit të BE. "Duhet të pranojmë që BE ka nisur të përshkojë rrugë të reja", thotë Camille Grand, nga Këshilli Europian për Marrëdhëniet e Jashtme, European Council on Foreign Relations për DW. "BE për herë të parë jep fonde të BE për mbështetjen e industrisë së mbrojtjes, jo për shkencë dhe zhvillim, por vërtet për mbështetjen e industrisë së armatimit."

Megjithatë zgjidhje të shpejta nuk ka. Sipas Grand mbetet të pritet, nëse do të arrihet efekti i dëshiruar me këto fonde. Rritja e prodhimit të armatimit është proces i vështirë, dihet se prodhimi i municionit është më i lehtë se ai i tankeve apo avionëve, por prodhimi është kompleks, me zinxhirë të komplikuar furnizimi dhe vështirësi në gjetjen e fuqisë së mjaftueshme punëtore me kualifikime përkatëse. Sipas Grand, kapacitetet e prodhimit në BE nuk kanë qenë kurrë të lidhura me një luftë të madhe. "Nocioni 'ekonomi lufte' është i ekzagjeruar, por e bën të qartë se duhet të ndryshohen shumë gjëra." Nga ana tjetër industria e prodhimit është e rezervuar, kur bëhet fjalë për rritje masive të kapaciteteve të prodhimit, të cilat shpejt pas përfundimit të luftës do duhet të reduktohen sërish. Iniciativat e BE dhe NATO-s duan t'i japin një sinjal industrisë së armatimit, se investimi ia vlen, sipas Grand.

I përpin "ekonomia e luftës" fondet për luftën kundër varfërisë?

BE vërtet po ecën në rrugë të reja, po jo të gjithë janë dakord që fondet e BE që u parashikuan për të rimëkëmbur ekonomitë e BE pas pandemisë dhe mbështetur vendet më të varfra të BE, tani të përdoren për industrinë e armatimit. Martina Michels, deputete e Parlamentit Europian për Partinë E Majta kritikon këtë aspekt të planit të BE. "Fondet strukturore të BE janë instrumentat tanë për investime afatgjata strategjike. Ato duhet të përafrojnë standartet jetësore të vendeve anëtare në të njëjtën kohë me ndryshimin strukturor të përshtatshëm me klimën. Në asnjë mënyrë ato nuk duhet të përdoren për armatim. Ekonomia e luftës nuk është as me qëndrueshmëri sociale, as ekologjike dhe as ekonomike."

Thierry Breton kujton se vendet anëtare do të vendosin vetë si t'i përdorin investimet, edhe për shembull për të zgjeruar një fabrikë municionesh që vitet e kaluara kishte reduktuar prodhimin. "Tek financimi duhet të veprohet shpejt, që industria të rrisë prodhimin", kërkon komisioneri i BE./ DW

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        
Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›