E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U kapën me kokainë me vlerë 810 mijë euro, ‘arrest në burg’ për dy trafikantët në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për shtetasit Kujtim Metaj dhe Viktor Jaupaj të vënë në prangat e policisë për drogë.

Të dy shtetasit u arrestuan ditën e enjte nga policia e Vlorës ndërsa u sekuestrua një sasi prej rreth 3.4 kg kokainë dhe 133 gramë heroinë me një vlerë që shkonte në 810 mijë euro.

Seanca gjyqësore nisi rreth orë s 11 të ditës së shtunë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›