E Martë, 3 Nëntor 2026

U kërcënua me jetë, Garda Republikës i vjen në mbrojtje gjyqtares Arnisa Këlliçi

Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve miratoi të hënën kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi për mbrojtje të posaçme.

Ditë më parë, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës i drejtoi kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor se anonimisht ka marrë letra kërcënuese për “mua, fëmijët e mi dhe familjen time”.

Mbrojtja e posaçme nga Garda e Republikës është miratuar për një afat kohor 3-mujor me të drejtë rishikimi në fund të këtij afati.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›