E Diel, 1 Nëntor 2026

U komandua javën e kaluar pas arratisjes së Altin Ndocit, drejtori i burgut të Durrësit pëson hemorragji cerebrale

Drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani, ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe ndodhet në spitalin QSUT, njofton drejtoria e burgjeve. 

Llabani mori detyrën vetëm një javë më parë, pas arrestimit të drejtorit të mëparshëm, Indrit Çurlaj, lidhur me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci. 

Situata e tij shëndetësore po ndiqet nga afër nga stafi i QSUT.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›