E Hënë, 2 Nëntor 2026

U konfliktua me dy shtetas dhe i kanosi me armë zjarri, arrestohet 28-vjeçari në Shijak

Fabian Calliku, 28 vjeç është arrestuar nga policia e Shijakut pasi u konfliktua për motive të dobëta me dy shtetas dhe i kanosi me armë zjarri.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe automjetin me të cilin lëvizte autori.

Nga hetimet rrezultoi se 28-vjeçari në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 29 vjeç dhe një 17-vjeçar.

Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›