E Martë, 3 Nëntor 2026

U konfliktuan për radhën në Kapshticë, 35-vjeçari plagoset me thike, arrestohet autori

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në pikën e kalimit kufitar  në Kapshticë, pas një konflikti me një 51-vjeçar. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se ata u konfliktuan për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.

35-vjeçari është dërguar për mjekim në spitalin e Korçës, ndërsa autori u arrestua dhe ndodhet në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›