E Diel, 1 Nëntor 2026

U largua me leje nga burgu, por nuk u kthye më në qeli, arrestohet 36-vjeçari

Ervis Gjini, 36 vjeç, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike ishte larguar me leje nga vendi i dënimit në burgun e Vlorës rreth një vit më parë, por nuk u kthye më kurrë me vullnetin e tij.

Policia e kishte shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se e ka vënë në pranga ditën e sotme në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

“U largua nga vendi i vuajtjes së dënimit, kapet nga Policia e Vlorës i kërkuari: Ervis Gjini, 36 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë në lagjen “1 Maji” Vlorë, për arsye se ky shtetas vitin e kaluar ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, por kur ka dalë me leje për në vendin e banimit Vlorë, ka tejkaluar afatet duke mos u kthyer më.

Gjithashtu, ky shtetas ka qenë në kërkim edhe për një tjetër vepër penale në fushën e vjedhjes pasi akuzohet për “Vjedhje” të kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

145 mijë paund në lavatriçe! Shqiptari arrestohet në Qafë Botë

Ngjarja në ish-Bllok, lirohet Redi Popesku

Zjarr në servis, digjen 10 makina luksoze, dëmi rreth 350 mijë euro

Akt makabër në Zvicër, shqiptari masakron gjyshen

Pjesë grupit të Shijakut, policia arreston dhe mundësin Elis Guri

Mega-operacion në 12 qytete, 27 në pranga. Xhafaj premton të tjera arrestime

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›