E Shtunë, 31 Tetor 2026

U mbyt në Shushicë, gjendet trupi i të miturës

VLORË - Pas tre ditë kërkimesh është gjetur sot trupi i pajetë i 13 vjeçares që u mbyt në ujrat e lumit Shushicë ditën e shtunë. Kanë qënë banorë të zonës Kot të Vlorës që kanë gjetur trupin e saj dhe kanë sinjalizuar menjëherë forcat e policisë së Vlorës.

Vajza 13 vjeçare nga fshati Gjorm u mbyt teksa tentonte të kalonte lumit bashkë me vëllain e saj, me një kalë. Ato po kalonin lumin për të mbërritur në fshatin e tyre, por ujërat e rrëmbyera, pasojë e reshjeve të shiut, i morën përpara. Dy fëmijët ranë në ujë, por 15 vjeçari arriti të dilte, duke njoftuar për ngjarjen të afërmit dhe bashkëfshatarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›