Oficeri i policisë tenton të përdhunojë të miturën
TIRANË - Një punonjës policie i komisaritait të Kavajës është arrestuar sot pasi ka tentuar të përdhunojë në lokal një vajzë të mitur. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Përmes një komunikate sqarohet se shtetasi Çaush Saliasi, 42 vjeç nga Tirana dje rreth orës 16:30 në ambjentet e një lokali në Kavajë ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për konsumim të veprës penale të 'Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë më të mitur të moshës 14 - 18 vjeç'.