E Diel, 1 Nëntor 2026

U mbyt në lumin Mat teksa eksploronte kanionin, gjendet pas dy ditësh trupi i Erkin Likës

Është gjetur pasi dy ditësh kërkimesh trupi i pajetë i 38 vjeçarit Erkin Lika i cili dyshohet së rrëshqiti nga shkëmbi pasditen e së shtunës së kaluar.

Trupi i të riut u gjet gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara nga disa grupe në vendin ku kishte rënë aksidentalisht.

Rrjedhja e fortë e lumit Mat vështirësoi gjetjen e trupit të të riut, ndërsa u zbulua nga zhytësit rreth 30 metra poshtë vendit ku kishte rënë.

38 vjeçari Erkin Lika ishte pjesë e grupit Alpinist të Shqipërisë pjesë e grupit të Kërkim-shpëtimit në zonat e vështira.

Ai ndodhej në kanionin e Urës së Vashës ditën e shtunë teksa po eksploronin zonën duke bërë ngjitje me litar.

Dyshohet se Lika ka rrëshqitur në gurë teksa po ju bënte foto kolegëve të tij, ndërsa rryma e fortë e ujit e ka futur nën një shpellë guri.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›