E Premte, 6 Nëntor 2026

U mor në pyetje për katër orë, Agaçi: Thirrja në SPAK nuk është më lajm!

Pas më shumë se 4 orësh,  Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.

Agaçi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve dhe këtë gjë e konfirmoi edhe vetë përpara gazetarëve kur doli nga ambientet e SPAK.

“Isha sot si person në dijeni për inceneratorin e Tiranës. Mendoj se ky nuk duhet të krijojë një lajm, pasi të gjithë ne duhet të jemi të gjithë në funksion të organit të drejtësisë, të cilit i uroj punë të mbarë”, tha Agaçi.

Më herët, Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar të ngritur për hetimin e inceneratorëve.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›