E Enjte, 5 Nëntor 2026

U njoftuan për një vajzë të mbytur/ Policia gjen në gjendje të rëndë 25 vjeçaren në Linzë, niset me urgjencë në spital

Policia e Tiranës kishte marrë një njoftim se një vajzë ishte mbytur në një pishinë në zonën e Linzës.

Blutë bëjnë me dije përmes një njoftimi se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatur se një vajzë 25 vjeçe me iniciale E.T, e cila ishte shoqëruar me shtetasin O.M 32 vjeç është gjendur në gjendje të rëndë.

E reja është dërguar menjëherë në spital, ku po merr kujdesin mjekësor.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.08.2022, është marrë njoftim se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.

Shtetasja E. T., pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›