E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emri- Ky është i dënuari që humbi jetën rrugës për spital/ Dyshimet e para

Ordison Kastrioti është 28 vjeçari i dënuar që ka humbur jetën rrugës për në spital.

I riu nuk është ndjerë mirë në ambientet e paraburgimit në Shënkoll dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku nuk ka arritur me shenja jete.

Sipas burimeve, mësohet se i riu ka humbur jetën nga shkaqe natyrale, infrakt.

Ordison Kastrioti banues në Tiranë, ka qenë i dënuar pasi më herët ai kishte thyer arrestin e shtëpisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›