U operua nga apendiciti, kryeministri Rama del nga spitali një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale

Një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apendicitit. Kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Lirimi i kryeministrit nga ambientet e spitalit u bën rreth orës 06.00 të mëngjesit të 18 prillit.
Një ditë më parë mjekët thanë se gjendja e kryeministrit Edi Rama është e mirë dhe se pas daljes nga spitali do i duhet 2 deri në 3 ditë rikuperimi.
Ndërhyrja kirurgjikale e heqjes së apendicitit u bë me laparoskopi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nën kujdesin e Prof. Dr. Arben Gjatës.
/rtsh.al/