Tiranë/ Goditet me thikë pas sherrit gjatë natës, humb jetën 20-vjeçari, kapet një prej autorëve

Një 20-vjeçar ka humbur jetën pak pas mesnatës në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.
Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, bëhet me dije se 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga dy të rinj pas një konflikti për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e një prej autorëve të ngjarjes, 18-vjeçarin E.M., ndërsa vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Policia sqaron se ka ndërruar jetë A.T., 20-vjeç, ndërsa autorët janë E.M, 18-vjeç dhe A.H, 18-vjeç.
“Më datë 18.04.2023, rreth 00:35, në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasit E. M., 18 vjeç, dhe A. H., 18 vjeç, kanë plagosur me mjete prerëse shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”.
/rtsh.al/