U padit për një postim në Twitter, Elon Muksk shpallet pafajshëm, miliarderi: Mençuria e njerëzve ka mbizotëruar

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, është shpallur i pafajshëm pas një postimi në Twitter, në të cilin shkruante se kishte “siguruar financim” për ta kthyer prodhuesin e makinave elektrike në pronësi private.
Aksionarët argumentuan se ai i mashtroi me postimet e tij në gusht 2018 dhe për pasojë ata kishin humbur miliarda dollarë për shkak të tyre . Blerja e propozuar prej 72 miliardë dollarësh nuk u realizua kurrë.
Nëse do të shpallej fajtor, Musk mund të ishte urdhëruar të paguante miliarda dëmshpërblim.
“Falë Zotit, mençuria e njerëzve ka mbizotëruar! Unë jam thellësisht mirënjohës për vendimin unanim të jurisë për pafajësinë”, shkroi ai në Twitter pas vendimit./ BBC
/rtsh.al/