Lufta/ Medvedev: Përgjigjemi me armë bërthamore nëse Ukraina sulmon rajonet ruse

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar përdorimin e armëve bërthamore nga ana e Rusisë nëse forcat ukrainase sulmojnë rajonet ruse.
“Sipas doktrinës sonë bërthamore, Rusia mund të përdorë armë bërthamore nëse përdoren armë të tjera të shkatërrimit në masë kundër Rusisë ose aleatëve të saj, nëse merr informacion të verifikuar për lëshimin e raketave balistike për të sulmuar Rusinë ose aleatët e saj, në rast agresioni konvencional nëse ekzistenca e shtetit është në rrezik”, ka thënë Medvedev.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka pëditësuar se kishte goditur bazat e përkohshme të trupave ruse të paktën tetë herë dhe gjithashtu kishte shënjestruar një pikë kontrolli si edhe rrëzuan katër dronë të tipit Orlan-10 dhe goditën sistemin rus të flakëhedhësve të rëndë TOS-1. Një ditë më parë, ushtria ukrainase zmbrapsi sulmet ruse pranë nëntë vendbanimeve, duke përfshirë Hrekivka, Nevske, Kreminna dhe Dibrova në Lugansk Oblast, si dhe Verkniokamianske, Krasna Hora, Paraskoviivka, Bakhmut dhe Ivanivske në Donetsk Oblast.
/rtsh.al/