"Furtunë" në Gjermani, të gjithë akuzojnë Jogi Lëv
BERLIN-Të barazosh 4-4 pasi je duke kryesuar 4-0 deri në 30 minuta nga fundi, nuk është diçka që ndodh përditë, aq më tepër kur një "çmenduri" e tillë përfshin një skuadër si Gjermania. Në këtë rast, lajmi është nga ata që të shokojnë. Përmbysja e pabesueshme që gjermanët pësuan nga Suedia dy net më parë ka bërë që trajneri Joakim Lëv të përfundojë nën akuzë, ndërkohë që nuk ka munguar edhe ironia e Geri Lineker. Ish-sulmuesi i Anglisë deklaroi pas Botërorit 1990 se "futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 burra rendin pas topit për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjithnjë gjermanët". Pas ndeshjes Gjermani-Suedi, Lineker ka propozuar një version të ri të frazës së tij. "Futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 burra rendin pas topit për 90 minuta dhe në fund gjermanët shpërdorojnë një avantazh prej 4 golash". Ndërkohë, më serioz shtypi gjerman. "Ky është budallallëk Jogi", titullon me të madhe "Bild", duke sulmuar trajnerin e kombëtares. "Sueddeutsche Zeitung" flet për "sinjale alarmante" dhe "një krizë post-Europiani" për ekipin 3 herë kampion bote.
Lëv
Ndërkohë, Lëv ka provuar të gjejë gabimet e bëra në këtë ndeshje, një nga më të çmendurat në historinë e futbollit botëror. "Ky duhet të jetë një leksion përgjithmonë, - thotë tekniku. - Në gjysmë orën e fundit kemi gabuar shumë gjëra. Nuk kishte më rregull, ishim shumë të acaruar. Ne ishim në gjendje të luajmë në një nivel jashtëzakonisht të lartë, por vetëm kur jemi të përqendruar. Gjëra të tilla ndodhin shumë rrallë", shton Lëv. "Kur je duke kryesuar 4-0 dhe pastaj përson një përmbysje të tillë, diçka e gabuar është bërë. Pëson një gol, një tjetër dhe më pas vjen fundosja. Por, kjo nuk mund të ndodhë me një top-team", deklaron kapiteni Filip Lahm. "Ishte një akt pakujdesie që nuk do të ndodhë kurrë më, - thotë Franc Bekenbauer, që tregohet më i përmbajtur në kritika. - Mund vetëm të qesh kur mendoj se këto gjëra mund të ndodhin ende në futbollin e sotëm", shton ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Gjermanisë.
Hamren
Në Suedi festohet ende për barazimin e pabesueshëm ndaj Gjermanisë, nga 4-0 në 4-4. Mes atyre që ende nuk u besojnë syve është trajneri i Suedisë Erik Hamren, i cili ia ka dedikuar këtë sukses një njeriu të vetëm: Zllatan Ibrahimoviç. "Zllatan është ylli i padiskutueshëm i skuadrës sonë. Kur shënoi golin e parë, që ishte shumë i bukur, i dha një shkundje ekipit në aspektin moral, - rrëfen Hamren. - Kur luan me fanelën e kombëtares ai jep gjithnjë gjithçka", shton tekniku. Hamren ka rrëfyer më pas një prapaskenë: "Në fund të pjesës së parë, kur rezultati ishte 3-0 për gjermanët, Zllatan mbajti një diskutim të pabesueshëm para skuadrës, tamam siç bëjnë kapitenët e mëdhenj. Tregoi karakterin e tij prej lideri. Në përgjithësi ama, më duhet t'u heq kapelen të gjithë futbollistëve të mi, që kanë bërë diçka të pabesueshme", u shpreh trajneri i Suedisë.
(d.b/BalkanWeb)