U përndoq nga regjimi, reflektime mbi figurën e artistit Maks Velo tek “Shtëpia me gjethe”

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Në mjediset e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u zhvillua aktiviteti me temë “Maks Velo, ide të pandryshueshme”.
Kritiku i artit, Abaz Hado dhe kuratori Gent Gjikola shpalosën, përpara të rinjve të pranishëm në aktivitet, artistin shumëdimensional Maks Velo, një artist i papërsëritshëm, një mendimtar i guximshëm dhe një zë i lirë në kohëra të vështira.
Pjesëmarrësit lexuan dhe reflektuan mbi figurën e Maks Velos, një krijues që nuk ndaloi kurrë së sfiduari kufijtë e artit dhe mendimit, siç e vlerësoi drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli dhe drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, Etleva Demollari.
Takimi u shoqërua edhe me lexime nga krijimtaria letrare e Maks Velos. Ky aktivitet u organizua në kuadër të “Vitit Maks Velo” si dhe 5-vjetorit të vdekjes së tij. /j.p/
1 nga 8