E Martë, 3 Nëntor 2026

Përfundon restaurimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër


TIRANË, 8 maj/ATSH/ Xhamia e Plumbit në Shkodër, një nga monumentet më të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, është rikthyer më e bukur se kurrë më parë.

E restauruar me kujdes dhe pasion, kjo perlë arkitekturore tani qëndron hijerëndë pranë Kalasë së Rozafës, në zemër të zonës historike të Shkodrës.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i pranishëm në ceremoninë e rihapjes, e cilësoi xhaminë “një simbol i historisë, kulturës dhe bashkëjetesës që na bën krenarë si qytet!”.

Xhamia e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar më 1773-1774, është xhamia osmane më e madhe në të gjithë Shqipërinë, Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Rivitalizimi i kësaj xhamie unikale në Shkodër përfshiu jo vetëm restaurimin e thellë të saj, por edhe transformimin e hapësirës përreth.

Pas restaurimit, Xhamia, e ndërtuar nga i mirënjohuri arkitekt Sinani, pritet të kthehet në një tjetër atraksion turistik për qytetin.

Përtej restaurimit të Xhamisë është punuar edhe për restaurimin e pjesës së jashtme.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›