U përplas me barrierat anësore të rrugës me motor, humb jetën 31-vjeçari në Cërrik

Një aksident tragjik është regjistruar gjatë mbrëmjes në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën.
31-vjeçari M. K., teksa po lëvizte me motor, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Goditja ka qenë fatale për 31-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.
/rtsh.al/