E Diel, 1 Nëntor 2026

U përplas me një zog, avion bën uljen emergjente në Madrid (VIDEO)

Një avion i kompanisë ajrore Iberia, tipi Airbus A321XLR, u detyrua të bëjë një ulje emergjente të dielën në Madrid, pasi u përplas me një zog pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit spanjoll.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, avioni që kishte destinacion aeroportin Orly në Paris, pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme (“hundën”) dhe në njërin nga motorët, konkretisht motorin e majtë.

Mësohet se bëhet fjalë për një nga avionët më të rinj në flotën e Iberia-s. Përplasja ndodhi në fazën fillestare të ngritjes, kur zogu goditi pjesën ballore të avionit dhe më pas u thith nga motori i majtë.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Pilotët, duke ndjekur protokollet e sigurisë, njoftuan menjëherë kullën e kontrollit për emergjencën dhe anuluan fluturimin, duke vendosur të kthehen në aeroportin e Madridit. Ulja përfundoi me sukses rreth 20 minuta pas incidentit.

Përplasjet me zogj janë një fenomen relativisht i zakonshëm në aviacion, sidomos gjatë ngritjes dhe uljes, kur avionët ndodhen në lartësi të ulëta dhe mundësia për të hasur shpendë është më e madhe. Megjithatë, avionët dhe motorët janë të dizajnuar për të përballuar raste të tilla deri në një farë shkalle.

#BREAKING: Terrifying pictures show huge damage to front of Airbus ( Iberia Airbus A321-253NY) struck by bird after taking off from Spain

Flight IB579 to Paris Orly Airport returned approximately 20 minutes after departure from Madrid. pic.twitter.com/I4zSjhj1aP

— JUST IN | World (@justinbroadcast) August 3, 2025

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›