U përplas nga makina në trotuar, ndërron jetë efektivi i policisë në Peshkopi

Efektivi i policisë Veli Gjura i cili u përplas nga një makinë teksa ecte në trotuar pak ditë më parë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Burime bëjnë me dije se efektivi Gjura nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë i arrestuar për këtë ngjarje është shtetasi Alban Murrja i cili rezultoi në gjendje të dehur.
Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë teksa Veli Gjura (punonjës policie në shërbim) u përplas nga makina e drejtuar nga 27-vjeçari./vizionplus.tv