E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Sherr i dhunshëm mes komisionerëve në një qendër votimi në Lushnjë

Një incident me tone të ashpra ka ndodhur sot në një nga qendrat e votimit në Lushnje, konkretisht në qendrën numër 2858 pranë ambulancës, që i përket KZAZ-së nr. 56. Përplasja ka ndodhur mes komisionerëve të forcave politike, pasi një përfaqësues i Partisë Demokratike ka akuzuar një vëzhgues të Partisë Socialiste për fotografimin e votuesve brenda qendrës së votimit.

Situata është tensionuar më tej pas mbërritjes në vendngjarje të vëzhguesve dhe anëtarëve të të dy partive, duke çuar në një përleshje fizike mes tyre. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë shtyrje dhe konfrontime verbale mes komisionerëve.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje ka ndërhyrë KZAZ-ja përkatëse dhe policia. Si pasojë, anëtari i PD është zëvendësuar nga komisioni, ndërsa vëzhguesi i PS është shoqëruar në komisariat për sqarime.

Pas normalizimit të situatës, procesi i votimit ka rifilluar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›