U plagos aksidentalisht në atentatin ndaj Kevin Hajrulla, flet Armand Spahiu: Nuk pashë asgjë, mu errësuan sytë! Mendova se ishin fishekzjarre

Armand Spahiu, 35-vjeçari i cili mbeti i plagosur aksidentalisht më 18 dhjetor në atentatin ndaj Kevin Hajrulla ka folur për mediet.
Armandi tregon se fillimisht ka menduar se po hidhnin fishekzjarre, ndërsa kur ka kuptuar se ishin të shtëna armësh është shtrirë përtokë.
Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.
Armand Saphiu: Dëgjova fishekzjarr. Në momentin që dëgjova fishekzjarrë, thashë fishekzjarre, kur pashë që ishin krisma që nuk ishin mbaruar, u shtriva në shesh. U shtriva në shesh sa mbaruan krisma. Sa mbaruan krismat u ngrita në këmbë. Me të marrë një bidon ujë, u ula. Piva ujë që u qetësova. Në moment shikoj që isha plagosur. Marrë një efektiv policie dhe i them që jam plagosur.
Më merr dhe më shoqëron në spital direkt. Frikë ishte, po ishte shkruajtur nga Zoti lart. Nuk pashë asgjë, mu errësuan sytë. Dy efektivë policie më shoqëruan. Mora ndihmë mjekësore, ndenja gati 12 orë. Edhe erdha në shtëpi. Në shtëpi erdha me veten time, jo se më nxorën ata të spitalit. Më thashë do rrish 2-3 ditë, i thashë nëmi ilaçet, më mirë i bëj në shtëpi sesa këtu. Punoj në një dyqan fruta perimesh. Jam shumë mirë. Nuk kam ankesa. Vetëm unë punoj në familje. Mesazh nuk kam për asnjë, vetëm për Zotin lart.
Në atentatin mafioz të ndodhur të mërkurën në mbrëmje ndaj Kevin Hajrulla, që dyshohet se është edhe objektivi u qëllua me breshëri kallashnikovi. I riu ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ndërsa Spahiu u plagos aksidentalisht pasi një prej plumbave e kapi në këmbë. Autorët, të cilët dyshohet se ishin tre, u larguan me një makinë tip “KIA” me targa italiane të vjedhura, të cilën e dogjën në fshatin Panaja të Vlorës. Nga autorët nuk ka ende asnjë gjurmë./vizionplus.tv