E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U plagos në konfliktin tek “Fan Noli”, Spitali i Traumës: 14- vjeçari nisi fizioterapinë, rezultate pozitive

TIRANË 28 nëntor /ATSH/ Spitali Universitar i Traumës reagoi sot nisur nga aludimet për mungesën e shërbimit ndaj pacientit 14 vjeçar të plagosur pranë shkollës “Fan Noli”.

Në lidhje me rastin e pacientit 14- vjeçar, i cili ka mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës më 18 nëntor, Spitali i Traumës bën me dije se, ekipi mjekësor i Pranim Urgjencës i ka dhënë pacientit shërbimin mjekësor të nevojshëm dhe pas stabilizimit të gjendjes fillestare. Ai është shtruar për të vazhduar trajtimin në pavijonin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

“Përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike nga psikologët. Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14- vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm”, thuhet në reagim.

“Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës”, vijon reagimi.

Spitali Universitar i Traumës  shpreh mirënjohje për ekipin mjekësor dhe të gjithë specialistët që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe sigurojmë publikun që Spitali Universitar i Traumës vazhdon të ofrojë kujdes mjekësor të specializuar dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pacientët.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›