E Diel, 1 Nëntor 2026

U plagos nga policia me plumb gome, shpërthen i riu: Më qëlluan në distancë të afërt! Nuk dorëzohemi, Rama të erdhi fundi, nuk ke ku shkon

Një i ri, 17-vjeçar, i cili u plagos nga Policia me plumb gome gjatë protestës, thotë se u godit nga nje distance e afërt.

“Më qëlluan në distancë jo të largët. U trullosa, isha gati për vdekje. Këta janë kundër popullit”, është shprehur ai.

Pavarësisht asaj që ka përjetuar, i riu u ka bërë thirrje protestuesve të mos tërhiqen dhe të vijojnë qëndresën.

“Mos u dorëzoni. Ai do ikë. Nuk ka plumba gome që na vrasin ne”, deklaroi ai, duke e mbyllur mesazhin me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Rama, të erdhi fundi, nuk ke ku shkon”, u shpreh i riu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›