Tërhiqet policia, të rinjtë rikthehen sërish te kryeministria, rinisin përplasjet! Shtohet sasia e gazit lotsjellës
Pas aksionit të policisë deri te ura e Lanës pas Piramidës, protestuesit u kthyen sërish te Kryeministrisë.

Efektivët e policisë kryen një aksion për shpërndarjen e turmës fillimisht nga kryeministria ku kishte përplasje me gurë dhe gaz lotsjellës.
Të rinjtë u rigrupuan sërish dhe u kthyen sërish te sheshi pranë Kryeministrisë. Ndërkaq vijon të hidhet papushim gazi lotsjellës.